Grup pune dhe plan veprimi për 2022-2023/ Shoqata e-commerce: Konsultime publike dhe mbledhje 3 herë në vit!

Ngritja e grupit të punës për të hartuar një plan veprimi për vitin 2022-2023 është hapi i radhës që shoqata e tregëtisë online në vendin tonë ka ndërmarrë. Ky plan veprimi dot të përfshijë përfaqësues nga institucione të ndryshme me qëllim diskutimet për përmirësimin e ambientit të tregëtimit në internet në Shqipëri.
Përfaqësues do të jenë nga minstria e financave, agjencia shqiptare e zhvillimit të të investimeve, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përfaqësues nga Drejtoria e Tatimeve dhe e Doganave, nga Banka e Shqipërisë, Posta Shqiptare, Shoqata e Bankave dhe Shoqata E-Commerce.
Detyrat që ky grup duhet të bëjë përfshijnë hartimin e planit të veprimit 2022-2023 për zhvillimin e tregtisë elektronike. Realizimin e procesit të konsultimit publik me grupet e interesit brenda 6 mujorit të dytë të 2022, monitorimin e tij dhe rishikimin. Grupi i punës i shoqatës E-commerce duhet të mblidhet jo më pak se 3 herë në vit.
Ky grup pune për hartimin e planit të veprimit është miratuar dhe firmosur nga ministria e financave dhe ekonomisë. Shoqata e-commerce u krijua në shkurt të këtij viti me qëllimin formalizmin e tregtisë online.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.