Hapet “thesi” për rindërtimin – Para zgjedhjeve lokale/ Qeveria, miliona lekë për bashkitë. Kryeson Tirana dhe Durrësi
Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh, që parashikojnë rritjen e buxhetit për financimin e rindërtimit, pas tërmetit të vitit 2019, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, si dhe për fondet që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kështu, fondi për financimin dhe rikonstruksionin e e infraskturturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar rritet në 1 265 498 838, nga 605 498 838 që parashikohej në vendimin e prillit 2020.
Gjithashtu, edhe në vendimin tjetër të qeverisë për infrastrukturën publike në zonat e reja të shpallura pë zhvillim të detyruar, është bërë shtesë fondi, duke alokuar 6 241 428 906 lekë, nga 3 671 841 924 lekë që ishte parashikuar më herët. Po ashtu, Bashkisë Tiranë do t’i tranferohet fondi prej 387 370 974 lekë për rindërtimin e banesave individuale.
Gjithashtu, për rindërtimin e pallateve dhe ndërtesave publike në zonat e “5 Majit” dhe “Kombinatit” shohet fondi në masën 3 300 234 940 lekë. Po ashtu, Bashkisë Tiranë do i transferohet edhe fondi prej 1 851 358 017 lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, që rezultojnë me shkallë dëmtueshmërie DS5.
Të tjera fonde do i shkojnë Bsshkisë së Tiranës për rifocimin e banesave të dëmtuara e më konkretisht 387 370 974 lekë, ndërsa për të njëjtin qëllim Bashkisë së Kurbinit i janë akorduar 205 268 100 lekë. Bashkia e Mirditës do të marrë 210 393 360 lekë për riparimin e pallateve të dëmtuar, ndërsa Bashkisë Durrës I shtohen edhe në masën 568 048 796 lekë.
Kjo bashki do të marrë edhe në masën 449 129 166 lekë për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara, që janë klasifkuar si të pabanueshme. Ndërkohë që, për riparimin e mjediseve të përbashkëta Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 310 546 268 lekë, ndërsa Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën 147 595 806 lekë.
Për riforcimin e pallateve, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, Bashkia Durrës do të marrë edhe 261 381 097 lekë. Shtesë fondesh janë bërë edhe rindërtimin apo rikonstruksionin e disa objekteve arsimore e kulturore në disa nga zonat e prekura nga tërmeti.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.