Italia, financim për bizneset turistike – Sektori social dhe mjedisor, fokusi i projekteve në vazhdim!

Qeveria italiane ka investuar në Ballkanin Perëndimor afro 260 milionë euro gjatë vitit që lam pas, prej të cilave 188 milionë euro kredi të buta, më se 50 milionë euro grant dhe 20 milionë euro në projekte të realizuara me fonde të konvertimit të borxhit.
Projektet janë realizuar në sektorë kyç për zhvillimin e qendrueshëm dhe integrimin evropian të rajonit si mjedisi, drejtësia, energjia, bujqësia, mbrojtja civile, të drejtat e njeriut, barazia gjinore, zhvillimi rural etj. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Ballkanin Perëndimor, ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, bëri me dije se në të ardhmen investimet do të përqendrohen më së shumti në sektorin social dhe mjedisor.
Drejtoresha së Zyrës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Ballkanin Perëndimor, theksoi më konkretisht se do ti jepet më shumë mbështetje bizneve të vogla turistike.
E pranishme në aktivitet, Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro nënvizoi se kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.