Italia sekuestron super jahtin prej 650 milionë eurosh – Aktivistët dyshojnë se i përket presidentin rus Vladimir Putin
Ka dy platforma helikopterësh, një pishinë dhe një kinema, por jahti luksoz 140 metra Sheherazade nuk do të lundrojë së shpejti.
Pallati lundrues u konfiskua nga autoritetet italiane, nën sanksionet e BE-së të vendosura kundër Rusisë në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Aktivistët kundër korrupsionit kanë pohuar se anija, e cila vlerësohet në 650 milionë euro, i përket vetë presidentit rus Vladimir Putin, duke përmendur si dëshmi një listë të ekuipazhit që përmban emrat e njerëzve që punojnë për organizatën që kujdeset për sigurinë e presidentit.
Por ministria italiane e financave tha vetëm se kishte gjetur “lidhje të rëndësishme ekonomike dhe biznesi” midis pronarit të anijes dhe “njerëzve të shquar në qeverinë ruse”.
Autoritetet ndërhynë pasi u njoftuan se jahti po bëhej gati të nisej nga porti toskan i Carrara.
Ai ishte ankoruar për disa muaj për punë mirëmbajtjeje në një kantier detar në Marina di Carrara, brenda qytetit bregdetar perëndimor të Massa.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.