Java nis negativisht për valutat e huaja – Rënie e ndjeshme për Dollarin, Euron dhe Frangën zvicerane!

Dollari amerikan vijon të shfaqet i paqëndrueshëm në tregun valutor vendas pasi e ka nisur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 113.7 lekë dhe është shitur me 114.7 lekë në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të ndjeshme nga java e kaluar duke u blerë këtë të hënë me 117.4 lekë dhe duke u shitur me 118.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka regjistruar edhe ajo zbritje të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne teksa blihet sot me 116.3 lekë dhe shitet me 116.9 lekë krahasuar me javën që shkoi referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim nga valutat e tjera duke shënuar edhe ai zhvlerësim përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 135.8 lekë dhe duke u shitur me 137.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.