Kampusi i ri për ushtrinë shqiptare – Projekti, kapacitet 300 studentë. Fondi 5.5 milionë lekë
Ministria e Mbrojtjes ka hapur një tender për ndërtimin e kampusit të ri të fakultetit të mbrojtjes dhe sigurisë për nevoja të akademisë së forcave të armatosura. Me një fond të alokuar prej pesë milion e pesëqind e 30 mije leke dhe autoritet kontraktues institutin gjeografik ushtarak, ky kampus do të krijohet për një kapacitet 300 studentësh dhe 180 personash personel. Ndërtimi ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve në kampin ekzistues në garnizonin Skëndërbej.
Me një sipërfaqe 453 mijë e 832 metra metra katror vendndodhja e kampusit do të jetë në rrugën 108, batalioni I mbështetjes në verilindje të Tiranës.
Objektivi i projektit është të sigurojë ambientet te projektuara dhe të përshtatura në përputhje me nevojat dhe kërkesat e komuniteti të kampusit. Ky kampus pritet të përfshijë fakultetin, mensën, konviktin, qendër shëndetësore, shesh ceremonial, lloje të ndryshme poligonesh, fusha futbolli me pista vrapimi, hapësira rekreativ, rrugë patrullimi, pishina, palestër, ofiçina, kinoklub, godinë të truprojës etj.
Shpenzimet për këtë prokurim do të përballohen nga fondet e alokuara në buxhetin e shtetit për vitin 2022. Afati i zbatimit të kontratës: 60 ditë nga lidhja e kontratës. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është në dt. 13/06/2022.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.