Komunitetet rurale do krijojnë OJF për politikat – Krijohen Grupet Vendore të Veprimit për hartimin dhe zbatimin e strategjive
Komunitetet rurale do krijojnë Grupet Vendore të Veprimit, të cilat do funksionojnë si OJF, dhe që do bashkëpunojnë me autoritetet për hatrimin e zbatimin e politikave apo strategjive. Ngritja dhe funksionimi i tyre rregullohet me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Grupeve Vendore të Verpimit, i cili përcakton mënyrën e krijimit të tyre dhe të bëshkëveprimit me autoritetet.
“Grup vendor i veprimit” është një organizatë jofitimprurëse me bazë partneriteti, e përbërë nga përfaqësues të interesave lokalë socio-ekonomikë, publikë dhe privatë, në të cilën në nivelin e vendimmarrjes asnjë autoritet publik ose grup interesi nuk përfaqëson më shumë se 49% të të drejtave të votës. Ato do të kenë në përbërje të paktën këto organe të brendshme: a) Asamblenë e Përgjithshme; b) bordin ekzekutiv; c) personelin, që do të përfshijë të paktën.
Funksioni i tyre do të përfshirja e komuniteteve lokale në identifikimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit rural të udhëhequra nga vetë komuniteti në varësi të nevojave të tyre, marrjen e vendimeve për alokimin e burimeve financiare dhe menaxhimin e tyre bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, sigurimin e një mjedisi për investimet në zonat rurale nga vetë komuniteti, ngritjen e kapaciteteve vendore, si dhe zbatimin e strategjive lokale të zhvillimit përmes projekteve lokale.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.