“Korridori blu, i rëndësishëm për rajonin” – Rama: Do të krijojmë qendrën e menaxhimit të integruar të trafikut
Në Tiranë u zhvillua samiti rajonal i transportit, për projekte strategjike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve europiane dhe ministrave të vendeve të rajonit. I pranishëm në këtë samit kryeministri rama u ndal te projektet e financuara nga be për Shqipërinë që presin të marrin dritën jeshile prej kohësh.
“Të humbasim më pak kohë, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi shumë më pak kohë për të humbur se sa koha që ka BE-ja. Ecuria e Ballkanit perëndimor të jetë pjesë e vëmendjes dhe mbështetjes se strukturave të Bashkimit Europian. Sepse të presësh disa vite per segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës për shkak të burokracisë ne institucionet europiane krijon frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të mëdha të përbashkëta dhe qëllimi të madh në vetvete të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Kryeminsitri rama Rama vuri theksin dhe tek rëndësia e koridorit blu: ‘Ne jemi në një fazë të avancuar të fushës për punën e korridorit blu. Një nga segmentet e këtij korridori është në rrugën e ndërtimit, segmentet e tjera janë në fazën përfundimtare të daljes në tender ndërkombëtar dhe jemi besimplotë që në harkun e këtij mandate të tretë qeverisës do të shohim frytet e këtij kantieri shumë të madh. Shpresojmë shumë që BE të mbështesë Malin e Zi. Nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë do të mbetet i pazhvilluar njëkohësisht, do të humbasë. Nga ana tjetër na vjen shumë mirë që më në fund korridori i 8 ka hyrë në axhendën e diskutimeve. Porti do të garantojë një aksesueshmëri shumë të lartë me standarde të BE-së për mallrat në të gjithë rajonin. Kjo e kombinuar me hekurudhën Durrës-Prishtinë. Pas një kalvari të gjatë kemi mundur që të zhbllokojmë edhe projektin për hekurudhën Tiranë-Durrës.’
Rama tha se se shpejti do te krijohet dhe qendra e menaxhimit të integruar të trafikut dhe do të vijohet ma pas me fazën e zbatimit të projektit të rrugëve smart me 200 km e para.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.