Kremlin: Putin urdhëron sanksione ekonomike hakmarrëse kundër Perëndimit!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike hakmarrëse në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”, tha Kremlini të martën.
Dokumenti nuk jep asnjë detaj se cilët individë ose subjekte mund të preken nga masat. Sipas dekretit, Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për njerëzit dhe subjektet që ka sanksionuar.
Dekreti gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të goditura nga sanksionet hakmarrëse të Rusisë dhe u lejon palëve ruse të mos përmbushin detyrimet ndaj tyre.
Sipas dekretit, qeveria ruse ka 10 ditë për të hartuar listat e individëve dhe kompanive të huaja që do të sanksionohen, si dhe për të përcaktuar “kriteret shtesë” për një sërë transaksionesh që mund të jenë subjekt i kufizimeve. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.