Kriza energjetike e Europës: Spanja ul temperaturën sipas rregullave strikte të ajrit të kondicionuar!

Qeveria spanjolle po ul temperaturën – literalisht – në një debat të nxehtë rreth kufizimit të përdorimit të kondicionerëve.
Javën e kaluar qeveria njoftoi planet për të parandaluar zyrat, dyqanet dhe vendet e tjera që të vendosin ajrin e kondicionuar nën 27°C gjatë verës, si pjesë e një përpjekjeje për të ulur konsumin e energjisë të vendit dhe për të kufizuar varësinë nga gazi rus.
Rregullat e reja do të ndalonin gjithashtu ngritjen e ngrohësve mbi 19°C në dimër. Ndonëse qeveria i qëndron e vendosur planit në tërësi, përballë valës së kritikave, ajo po zbutet pak.
Është publikuar një listë e re e institucioneve që do të përjashtohen nga rregullat e reja dhe përfshin spitalet; universitete, shkolla dhe kopshte dhe parukeri.
Baret, restorantet dhe disa dyqane do të mund të përdorin gjithashtu ajër të kondicionuar “rreth 25 gradë” dhe jo 27 gradë të paralajmëruar fillimisht.
Rregullat e ndryshuara supozohet të kujdesen për vendet e punës ku stafi ka “kushte ushtrimi fizik”, në krahasim me vendet e punës të ulura, si një zyrë ose një dyqan ku punonjësit nuk bëjnë shumë aktivitet fizik. Ato vende do të duhet t’i përmbahen kufizimeve origjinale të ajrit të kondicionuar 27°C.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.