Kriza ngre në protestë edhe pedagogët – Peticion në të gjithë Kosovën për rritjen e pagave!

Të ndodhur në gjendje të vështirë për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin pedagogët kanë thirrur protestë ditën e enjte për rritjen e pagave. Rritja e inflacionit, çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, nuk i përgjigjet pagesave të pedagogëve, të cilat janë më të ulëtat në rajon.
Kërkesat e pedagogëve për një rritje të pagave i kanë fillesat që në 2019 për të cilat kanë zhvilluar peticione vite me radhë por tashmë të ndodhur pa zgjidhje do i drejtohen protestave. Sindikata e e punonjësve të universiteteve të Shqipërisë i është drejtuar disa institucioneve.
Gjatë diskutimit të buxhetit të shtetit të vitit 2021 dhe 2022 ka paraqitur përpara Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Parlamentit në 2020 dhe 2021, të njëjtat kërkesa. Sindikata gjithashtu ka parashtruar kërkesat përkatëse të saj dhe në takimin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në shkurt 2022 por pa një përgjigje konkrete.
Kjo sindikatë kërkon rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrative sa të Kosovës brenda dy viteve 30% dhe 50%, rritjen e financimit për kërkimin shkencor të paktën 0.3 % e GDP, më 2023, rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë në masën 1% si dhe rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare dhe rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare.
Një financim nga qeveria për përballimin e kostove shtesë të krizës kërkuan dhe studentët një javë më parë, të cilët gjithashtu kërkojnë të ndiqet shembulli i Kosovës financimi me 100 euro.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.