Kurba e valutave të huaja vijon të jetë e kuqe – Dobësohen sërish Paundi, Franga dhe Euro!

Monedha europiane ka regjistruar sërish rënie këtë të enjte pasi krahasuar me dje blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar zhvlerësim të kuotës këtë mëngjes asi në raport me dje vijon të humbasë pikë e të blihet sot me 136 lekë dhe të shitet me 137.5 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka shënuar zbritje të kuotës në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 116.9 lekë dhe shitet me 118 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Dollari amerikan shfaqet sot relativisht i qëndrueshëm pasi në raport me dje nuk ka pasur luhatje të ndejshme të vlerës teksa vijon të blihet me 114 lekë dhe të shitet me 115.1 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.