Trump: SHBA dhe Irani do të rifillojnë bisedimet/ Teherani mohon kërkesën për negociata

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet diplomatike, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se armëpushimi i arritur muajin e kaluar mes dy palëve “nuk ekziston më”.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se ishte Irani ai që kishte kërkuar vazhdimin e dialogut.
“Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim bisedimet. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, shumë qartë, se armëpushimi ka MBARUAR!” - deklaroi presidenti amerikan.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane i hodhën poshtë këto pretendime. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi se Teherani nuk ka kërkuar rifillimin e negociatave me SHBA-në, por vetëm ka pranuar vizitën e ndërmjetësve nga Katari.
Zëdhënësi i ministrisë paralajmëroi se çdo shkelje e angazhimeve nga ana e Shteteve të Bashkuara do të përballet me “veprime hakmarrëse”, duke rritur tensionet mes dy vendeve.
Rivlerësimi, a do ulet çmimi i pronave?/ Pipiria: Pas Shtatorit, blerësi ka alternativa ekonomike
Rivlerësimi i pronave ka sjellë lehtësime financiare për qytetarët që duan të shesin banesat e tyre. Me tarifën e reduktuar, brenda muajve të parë nga nisja......
Tarifa shëndetësore për turistët/ Sala: Të ardhurat do të përdoren për përmirësimin e qendrave shëndetësore
Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë......
13.8 milionë euro do t’u kthehen fermerëve/ Malaj takime në Lushnje dhe Fier: Aplikoni për kompensimin e TVSH
Nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret për kompensimin e TVSH-së do të aplikojnë sipas udhëzimit të tatimeve, vlera e kompensimit për periudhën......
Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana kryeson, rritet interesi në qarqe
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shtrihet gradualisht edhe përtej Tiranës. Të dhënat e publikuara nga Startup Albania Agency tregojnë se për programin......
Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror 26% më shumë pasagjerë, renditemi pas Sllovakisë dhe RMV
Shqipëria u rendit e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në maj 2026 krahasuar me majin 2025. Ky trend rritës të vendit e rendit......
IEA parashikon rënie të kërkesës për naftë/ Hera e parë që nga kriza globale e shkaktuar nga Covid-19
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se kërkesa globale për naftë do të bjerë për herë të parë që nga viti 2020, pasi lufta në Iran shkaktoi kaos......
Shpallen fituesit për bypass-in e Elbasanit/ Kontratat me vlerë rreth 3.93 mld lekë, pa TVSH për 2 lotet e parë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e dy procedurave për ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë – Elbasan dhe Korridorit VIII, dy kontrata......
Rekord i ri për pagesat në euro/ BSH: Sistemi AIPS EURO përpunoi afro 239 mijë pagesa në gjysmën e parë të vitit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......

