Rajoni Postuar më 10 Korrik 2026, 10:32

Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që plotësojnë standardet, do të lejohen në treg

Nga Alida Lula

Karburantet me rregulla të reja pas 20 vitesh - Vetëm ato që

Pas gati dy dekadash, Maqedonia e Veriut po ndërmerr rregulla të reja për cilësinë e karburanteve të lëngshme. Qeveria ka miratuar Rregullore të re për Cilësinë e Karburanteve të Lëngshme, e cila do të lejojë vetëm karburantet që plotësojnë standardet e përcaktuara të vendosen në tregun vendas, dhe gjithashtu, do të prezantojë mekanizma më të rrepta për kontrollin e cilësisë së tyre.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, thotë se ky dekret i ri zëvendëson rregulloren që ishte në fuqi për gati 19 vjet, dhe është pjesë e zbatimit të Ligjit të ri të Energjisë.

Rregullorja përcakton se cilat lloje të karburanteve të lëngshme mund të shiten në tregun vendas, cilat standarde cilësie duhet të përmbushin, si do të kryhet kontrolli i tyre dhe cilat janë detyrimet e të gjithë pjesëmarrësve në tregun e naftës bruto, derivateve të naftës dhe karburanteve të transportit.

Një nga risitë më të rëndësishme, është vendosja e rregullave të barabarta për të gjitha kompanitë, gjë pritet të minimizojë hapësirën për abuzime dhe konkurrencë të padrejtë. 

Rregullorja e re përcakton rregulla të qarta dhe moderne mbi atë se cilat lëndë djegëse të lëngshme mund të vendosen në tregun vendas, si përcaktohet cilësia e tyre dhe si do të monitorohet përputhshmëria. Për qytetarët, kjo do të thotë siguri më e madhe se lëndët djegëse që përdorin do të përmbushin standardet e përcaktuara, dhe përmes rregullave dhe mekanizmave të kontrollit të përcaktuara qartë, mbrojtja e konsumatorit forcohet më tej. Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, vlerësoi se rregullorja e re përfaqëson një reformë të rëndësishme që më në fund zëvendëson rregulloret e vjetruara. 

 

 

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat