Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 17:22

Ligji i Faljes,  Tatimet: Deri tani janë fshirë 313 milionë euro detyrime për 121,630 tatimpagues

Nga SCAN TV

Ligji i Faljes,  Tatimet: Deri tani janë fshirë 313 milionë

Drejtoria e Tatimeve, me një njoftim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se “po vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit përfitues, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 86/2025. Deri tani janë fshirë ose shuar detyrime në vlerën 313 milionë euro për 121,630 tatimpagues, ndërsa procesi vijon për të gjithë përfituesit sipas ligjit. ka njoftuar se vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit përfitues, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 86/2025”.

Nga data 10.06.2026, kanë filluar pagesat për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.

Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.

Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Për periudhën 2020–2024 përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat