FunData Postuar më 9 Korrik 2026, 14:26

“World Cup” kryeson kërkimet në Google në Shqipëri/ Kampionati Botëror mban shqiptarët të “mbërthyer” pas ekraneve

Nga Scan TV

“World Cup” kryeson kërkimet në Google në

Interesi i shqiptarëve në Google gjatë muajit të fundit është dominuar nga Kampionati Botëror i Futbollit. Sipas të dhënave të Google Trends, termi “world cup” rezulton kërkimi më i popullarizuar në vend, duke lënë pas fjalë kyçe të përdorura çdo ditë si “translate”, “google” apo “youtube”.

Rritja e interesit lidhet me zhvillimet e fundit të Botërorit 2026, ndërsa edhe kërkimet e lidhura me kompeticionin kanë shënuar një rritje të ndjeshme. Termi “FIFA World Cup” regjistroi rritjen më të lartë, me 3,700%, ndërsa “FIFA” u rrit me 2,700% dhe “World Cup 2026” me 1,750% krahasuar me periudhën e mëparshme. Vetë kërkimi “World Cup” shënoi një rritje prej 1,800%, duke reflektuar interesin e madh të publikut shqiptar për ndeshjet, rezultatet dhe zhvillimet e turneut.

Në vendin e dytë renditet fjala “Albania”, me një rritje prej 10%, çka tregon se kërkimet për vendin kanë mbetur të larta edhe gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, “translate” dhe “google” vazhdojnë të jenë ndër termat më të përdorur, duke konfirmuar se shërbimet bazë të internetit mbeten pjesë e përditshmërisë së përdoruesve.

Lista e dhjetë kërkimeve kryesore përfshin gjithashtu “youtube”, i cili nuk ka shënuar ndryshim në interes, si edhe “weather”, kërkimet për të cilin kanë rënë me 8%. Në të njëjtën kohë, termi “moti” ka pësuar një rënie edhe më të madhe, prej 20%, duke sugjeruar se gjatë muajit të fundit vëmendja e përdoruesve është zhvendosur nga informacioni i përditshëm drejt ngjarjeve sportive globale.

Të dhënat tregojnë se Botërori ka qenë tema dominuese e kërkimeve në internet në Shqipëri, duke e kthyer futbollin në qendrën e interesit të publikut dhe duke lënë në plan të dytë shumë prej kërkimeve të zakonshme.

“World Cup” kryeson kërkimet në Google në

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat