Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 14:14

“Pagat në administratën publike u rritën nga 35%- 65%’’/ Pirdeni: Tre kapituj të negociatave drejt mbylljes

Nga Fabjona Pasho

“Pagat në administratën publike u rritën nga 35%-

Shqipëria është gati të mbyllë edhe tre kapituj të tjerë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Këtë e bëri me dije ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë një konference.

“Ne po marrim masat për të garantuar që trupa aktuale e administratës t’i përgjigjet kësaj sfide, por njëkohësisht kemi nisur një proces vlerësimi për të identifikuar nevojat që duhen adresuar. Ka fusha ku Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet administrative dhe ato zbatuese të legjislacionit, ndaj po analizojmë se ku kemi ende nevojë të rrisim kapacitetet ton. Jemi në një fazë ku kemi përmbyllur një nga momentet kyçe të negociatave, që është vlerësimi i piketave të ndërmjetme. Shqipëria është e gatshme që të përmbyllë kapitujt e tjerë të negociatave, tre prej tyre janë në fazë përmbyllëse”, tha Pirdeni.

Pirdeni tha se reforma e pagave, me rritje 35-65% që nga viti 2023 në administratën qendrore dhe vendore, ka qenë instrumenti kryesor i qeverisë për forcimin e kapaciteteve dhe motivimin e punonjësve publikë, ndërsa shtoi se rritjet do të vijojnë.

Ministrja theksoi se fokus i punës është edhe  forcimi i kapaciteteve administrative në fushën e kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies, si elementë thelbësorë për përmbushjen e standardeve europiane.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat