Kosova Postuar më 9 Korrik 2026, 12:42

Rriten të punësuarit dhe fondi i pagave në sektorin e shërbimeve - ASK: Shtesën më të madhe, sektori bar-restorante me 5,84%

Nga Alida Lula

Rriten të punësuarit dhe fondi i pagave në sektorin e

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin maj 2026, duke paraqitur ndryshimet në qarkullimin, punësimin dhe fondin e pagave në këtë sektor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të ASK-së, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve gjatë muajit maj 2026 ka shënuar rënie prej 4,68 për qind krahasuar me muajin maj të vitit 2025.

Rritje të qarkullimit janë regjistruar në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 3,67 për qind, si dhe në veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 3,46 për qind. Rënie të qarkullimit janë shënuar në sektorin e hoteleve me 1,55 për qind, në bar-restorante me 2,82 për qind, në transport dhe magazinim me 3,25 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 21,81 për qind.

Sa i përket punësimit, ASK, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e shërbimeve ka shënuar rritje prej 4,42 për qind në maj 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Rritja e numrit të punësuarve është evidentuar në të gjitha aktivitetet e përfshira në statistika. Rritjen më të madhe e ka shënuar sektori bar-restorante me 5,84 për qind, i ndjekur nga veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 5,65 për qind dhe veprimtaritë botuese, prodhimi audio-vizual, transmetimi, telekomunikimi, programimi kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 4,63 për qind.

Rritje të punësimit janë regjistruar edhe në transport dhe magazinim, veprimtaritë administrative dhe mbështetëse si dhe në hotele me 2,38 për qind.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat