Banka Shqiptare e Zhvillimit, drejt skemës së sigurimit të depozitave? - Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e saj, ndërsa forcon masat për mbrojtjen e kursimeve

Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të vijojë forcimin e kapaciteteve për të garantuar mbrojtjen e kursimeve të qytetarëve dhe për t'u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo është një nga rekomandimet që Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar institucionit për vitin 2026, pas shqyrtimit të veprimtarisë së tij gjatë vitit të kaluar.
Sipas Kuvendit, gjatë vitit të kaluar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka ruajtur një pozicion të qëndrueshëm financiar dhe institucional, të reflektuar në rritjen e aktiveve totale në rreth 77.8 miliardë lekë. Megjithatë, në 2026 duhet të forcojë më tej kapacitetet operacionale, procedurat e menaxhimit të krizave dhe planet e vazhdimësisë së veprimtarisë, në funksion të reagimit të shpejtë dhe efektiv në rastet e ndërhyrjes ose kompensimit të depozituesve.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në koordinim me Bankën e Shqipërisë dhe nën udhëheqjen e saj, duhet të ndjekë dhe të vlerësojë zhvillimet institucionale, rregullatore dhe prudenciale që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, me qëllim vlerësimin e mundësisë së përfshirjes së saj në skemën e sigurimit të depozitave, në rast se veprimtaria e këtij institucioni hyn në kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për sigurimin e depozitave në Republikën e Shqipërisë.
Asaj i kërkohet gjithashtu të vijojë analizat teknike dhe financiare për afrimin gradual të nivelit të mbulimit të depozitave me standardet evropiane, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë financiare të skemës.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të forcojë koordinimin institucional me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe institucionet e tjera të rrjetit të sigurisë financiare, në funksion të rritjes së efektivitetit të mekanizmave të parandalimit dhe menaxhimit të krizave.
Rriten të punësuarit dhe fondi i pagave në sektorin e shërbimeve - ASK: Shtesën më të madhe, sektori bar-restorante me 5,84%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat afatshkurtra të shërbimeve për muajin maj 2026, duke paraqitur ndryshimet në qarkullimin,......
Turizmi shqiptar përballë sfidës së standardeve - Topuzi: Sektori të matet nga vlera, jo nga fluksi
Shqipëria duhet të zhvendosë fokusin nga turizmi i bazuar vetëm te numri i vizitorëve, drejt një modeli që garanton më shumë cilësi, standarde dhe të ardhura......
Hidrokarburet, telefonia dhe spitalet private në hetim - Kuvendi i kërkon Autoritetit të Konkurrencës verifikim të praktikave antikonkurruese
Nga hidrokarburet, shërbimet spitalore private, sigurimet, shërbimet televizive me pagesë dhe platformat OTT/IPTV, te shërbimet celulare, Kuvendi i......
KPP, të ketë në fokus konkurrencën në tenderë - Kuvendi kërkon analizë për procedurat me 1 ofertë dhe harmonizim me standardet e BE-së
Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Komisionit të Prokurimit Publik të përqendrojë vëmendjen te rritja e konkurrencës në procedurat e prokurimit publik, duke......
Euro në rënie të lirë, leku më ‘i fortë’ se kurrë - Meka: Efekt sezonal, ofertë shtesë nga turzimi dhe pasuritë e paluajtshme
Kursi i këmbimit të lekut ndaj euros po reflekton gjithnjë e më fort efektet sezonale. Shtimi i fluksit të turistëve ka rritur ofertën për valutë në treg,......
Luhatje në tregun në valutor – Dobësohet Dollari amerikan. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte negativisht pasi ka regjistruar zbritje në raport me ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.4......
Tronditen disa qytete përgjatë bregdetit jugor të Iranit - SHBA sulme të reja. Trump: Hakmarrje për bombardimin e anijeve tregtare
Ushtria amerikane nisi sulme të reja ndaj Iranit për të mbajtur Ngushticën e Hormuzit të hapur për anijet, duke shkaktuar sulme iraniane ndaj Kuvajtit dhe......
Mbi 42 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare - Guri: Kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë, interes i lartë për blegtorinë
Mbi 42 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7......



