Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2026, 12:45

Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit - Lamallari: Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve

Nga Alida Lula

Rritet me 701 milionë lekë financimi për Policinë e Shtetit

Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur se kjo do t’i shërbejë forcimit të mbështetjes për efektivët dhe investimet në modernizimin e institucionit.

Në një postim sot në rrjetet sociale, ai theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë edhe për për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane.

“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri”, u shpreh ministri.

Sipas ministrit, financimi në rritje. është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar një Polici të Shtetit më të aftë, moderne dhe të pajisur për t’u përballur me sfidat e sigurisë, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit publik.

Ndërkohë, të dhënat mbi rritjen e investimeve për mbrojtjen,  tregojnë se buxheti i këtij sektori është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa për vitin 2026 ka arritur në 69.2 miliardë lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat