CEFTA: Vendet e rajonit shtyjnë drejt procedurave plotësisht elektronike dhe zhdoganimit më të shpejtë

Administrata Doganore shqiptare mori pjesë në takimin e 31-të të Nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i zhvilluar në Sarajevë, ku përfaqësuesit e vendeve të rajonit diskutuan mbi avancimin e reformave doganore dhe përdorimin e teknologjisë për modernizimin e proceseve.
Gjatë takimit u vlerësuan arritjet e deritanishme në zbatimin e Konventës së Rishikuar PEM, ndërsa në qendër të diskutimeve ishin edhe projektet për certifikatat elektronike të origjinës (e-PoC), zgjerimi i programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe zbatimi i iniciativës CEFTA SEED+, e cila synon të përmirësojë shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin mes administratave doganore të rajonit.
Pjesëmarrësit u ndalën gjithashtu te rëndësia e procedurave tërësisht elektronike, analizës së të dhënave para mbërritjes së mallrave, menaxhimit të riskut dhe masave që ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të zhdoganimit.
Sipas diskutimeve, modernizimi dhe harmonizimi i procedurave doganore konsiderohen faktorë të rëndësishëm për rritjen e efikasitetit, uljen e barrierave administrative dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset që operojnë në tregtinë rajonale.
Administrata Doganore shqiptare ritheksoi angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe për vijimin e reformave që afrojnë sistemin doganor me standardet e Bashkimit Europian, duke synuar një tregti më të lehtë, më të sigurt dhe më konkurruese.
Shqiptarët, më pak të bindur për garën në Ballkan/ Vetëm një në tre biznese shqiptare beson se konkurron me rajonin
Vetëm 36% e kompanive në Shqipëri deklarojnë se janë plotësisht dakord që produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre mund të konkurrojnë me sukses me ato të......
Nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - Marrëveshja e garancisë për kredinë 22.5 mln euro, në Kuvend
Kredia 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës, do të jetë me garanci shtetërore, teksa......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta deri në 192 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të premte, më 5 qershor 2026, në......
Bizneset e vogla dhe të mesme, me strategji të re - Drejt tregut europian, qeveria nxjerr për konsultim dokumentin e ri
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin që synon miratimin e Dokumentit Politik për NVM-të, një kuadër......
Të ardhurat në arkën e shtetit arrijnë 275.8 miliardë lekë - Malaj: Ekonomia po gjeneron më shumë aktivitet
Të ardhurat buxhetore gjatë katër muajve të parë të vitit kanë vijuar ecurinë pozitive, duke arritur në 275.8 miliardë lekë, një rezultat që sipas Ministrit......
“Gazi i lëngshëm amerikan, prioritet strategjik” - Kërkesa e “Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë” për qeverinë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që qasjen në gazin e lëngshëm natyror (LNG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zhvillimin e......
Shqipëria mirëpriti mbi 1.1 milionë vizitorë gjatë majit - Ministri Gonxhja: Lituania dhe Danimarka kryesojnë rritjen e turistëve
Shqipëria vijon të forcojë pozitat e saj si një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në rajon. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit,......
Amazon premton 10 mld euro për Evropën - Priten 25,000 vende të reja pune dhe robotë
Amazon po nis një investim të madh në Evropë, me më shumë se 10 miliardë euro të destinuara për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj të magazinimit......



