Shqipëria Postuar më 5 Qershor 2026, 11:51

Indeksimi i pensioneve, kur do të nisë? - Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë që ta afrojmë në qershor-korrik

Nga Elisabeta Dosku

Indeksimi i pensioneve, kur do të nisë? - Malaj: Po shqyrtojmë

Indeksimi i pensioneve mund të bëhet brenda muajve qershor-korrik, duke mos pritur muajin Tetor sikurse është e përcaktuar në ligj. Ministri i Financave, Petrit Malaj theksoi se po diskutohet kjo mundësi, për shkak se të ardhurat në skemë nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë pasur perfomancë të kënaqshme duke arritur ne 66.8 miliardë lekë në 4 muajt e parë të vitit dhe me një rritje prej 7.4 miliardë lekësh në raport me një vit më parë.

Sink/ Petrit Malaj, Ministër i Financave

“Po diskutojmë me Institutin e sigurimeve Shoqërore për indeksimin e pensioneve.  Kemi krijuar hapësira buxhetore që të afrojmë procesin e indeksimit në qershor apo në korrik, por është çështje vendimmarrjeje dhe do ta ndajmë e ju sapo të kemi marrë një vendim.”

Ministri u pyet edhe lidhur me projektligjin mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet ku theksoi se brenda muajit Korrik do miratohet në qeveri.

“Projektligji është për dhënie mendimesh në ministritë e linjës. Deri në korrik do ta përcjellim për miratim në qeveria” . 

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet është hedhur për konsultim publik në muajin shkurt dhe synon të shërbejë si një instrument që ofron mbrojtje reale për qytetarë në rast të fatkeqësive natyrore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat