Sot, afati i fundit i aplikimeve për Paqen Fiskale - Procedura zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”

Sot është dita e fundit që tatimpaguesit të plotësojnë kushtet ligjore dhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjes së Paqes Fiskale, një procedurë që zhvillohet online përmes sistemit “e-filing”.
Sipas Administratës Tatimore, “aplikimi është i hapur për tatimpaguesit e regjistruar si persona fizikë ose entitete, subjekt i Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara në legjislacion”.
Kushtet kryesore për përfitimin nga kjo marrëveshje janë ushtrimi i aktivitetit ekonomik në Shqipëri, realizimi i të ardhurave bruto mbi 14 milionë lekë gjatë vitit tatimor paraardhës, mungesa e detyrimeve tatimore të papaguara ose të padeklaruara, si dhe mosqenia subjekt i procedimeve penale apo hetimeve në fushën tatimore.
Tatimpaguesit duhet të paraqesin kërkesën në sistemin “e-filing”, në rubrikën “Çështjet e mia”,”Pyetje e përgjithshme”, duke ngarkuar dokumentacionin e kërkuar, përfshirë formularin e aplikimit, vërtetimet përkatëse nga institucionet kompetente dhe vetëdeklarimet e parashikuara nga ligji.
Administrata Tatimore bën të ditur se vendimmarrja mbi aplikimet do t’u komunikohet tatimpaguesve në mënyrë elektronike brenda pesë ditëve kalendarike nga verifikimi i kushteve ligjore, por jo më vonë se data 10 qershor 2026.
Pas marrjes së përgjigjes pozitive, përfaqësuesit ligjorë të tatimpaguesve duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nënshkruar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse ose përmes sistemit “e-filing”, brenda pesë ditëve nga komunikimi i vendimit dhe jo më vonë se data 15 qershor 2026.
Ndërkohë, subjektet që kanë deklaruar se do të kryejnë rideklarim të pasqyrave financiare për vite të mëparshme tatimore duhet të përmbushin deri më 30 qershor 2026 detyrimet që lidhen me pagesën e tatimeve, dorëzimin e pasqyrave financiare të korrigjuara dhe dokumentacionit shoqërues.
Administrata Tatimore thekson se aplikimet e paraqitura pas datës 5 qershor 2026 nuk do të pranohen, duke u bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve të interesuar të përfitojnë nga mundësitë që ofron Marrëveshja e Paqes Fiskale në përputhje me Ligjin nr. 84/2025.
Java mbyllet negativisht për valutat e huaja – Dobësohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë këtë......
Rritje minimale e kostove të prodhimit/ Indeksi nuk sinjalizon presione të forta inflacioniste
Kostot e prodhimit në ekonomi kanë shënuar një rritje shumë të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të......
CEFTA: Vendet e rajonit shtyjnë drejt procedurave plotësisht elektronike dhe zhdoganimit më të shpejtë
Administrata Doganore shqiptare mori pjesë në takimin e 31-të të Nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, i zhvilluar në Sarajevë, ku......
Shqiptarët, më pak të bindur për garën në Ballkan/ Vetëm një në tre biznese shqiptare beson se konkurron me rajonin
Vetëm 36% e kompanive në Shqipëri deklarojnë se janë plotësisht dakord që produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre mund të konkurrojnë me sukses me ato të......
Nënstacion elektrik nëntokësor në Tiranë - Marrëveshja e garancisë për kredinë 22.5 mln euro, në Kuvend
Kredia 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës, do të jetë me garanci shtetërore, teksa......
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, nafta deri në 192 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të premte, më 5 qershor 2026, në......
Bizneset e vogla dhe të mesme, me strategji të re - Drejt tregut europian, qeveria nxjerr për konsultim dokumentin e ri
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin që synon miratimin e Dokumentit Politik për NVM-të, një kuadër......
Të ardhurat në arkën e shtetit arrijnë 275.8 miliardë lekë - Malaj: Ekonomia po gjeneron më shumë aktivitet
Të ardhurat buxhetore gjatë katër muajve të parë të vitit kanë vijuar ecurinë pozitive, duke arritur në 275.8 miliardë lekë, një rezultat që sipas Ministrit......



