Si do të llogaritet taksa e re e pronës? - Afatet/ Kush nuk paguan, nuk merr shërbime në bashki, kadastër dhe QKB

Taksa e re për ndërtesat, parcelat ndërtimore, tokat bujqësore dhe blegtorale si dhe ato pyjore, do të llogaritet nga bashkia për çdo pasuri të paluajtshme që i nënshtrohet taksimit në territorin e saj.
Sipas nenit 18 të projektligjit për taksimin e pasurisë së paluajtshme, taksa llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës dhe i njoftohet taksapaguesit përmes njoftimit të vlerësimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Llogaritja bëhet duke marrë parasysh përqindjen e caktuar, ku për ndërtesat për banim është 0,1% - 0,2%; për tokën bujqësore, blegtorale dhe pyjore 0,05% - 0,15% ; për bizneset 0,15% - 0,25% dhe për tokë truall 0,075% - 0,175%.
Bashkia gjeneron njoftimet e vlerësimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme, përmes sistemit informatik të kadastrës fiskale (SIKF), jo më vonë se data 7 mars e çdo viti tatimor.
Ndërsa referuar nenit 19, taksa mbi pasurinë e paluajtshme dhe gjoba, nëse ka të tillë, paguhet në dy këste të barabarta, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të vitit tatimor. Taksapaguesi mund të paguajë, në çdo kohë përpara afatit të pagesës së këstit të parë, shumën totale të taksës dhe të gjobës, nëse ka të tillë.
Neni 21 i projektligjit parashikon masa ndëshkuese deri në pezullim të shërbimeve për individët që nuk paguajnë taksën e pasurisë së paluajtshme. Konkretisht, debitorit që nuk ka paguar plotësisht detyrimet e papaguara tatimore, nuk i ofrohen shërbime të caktuara bashkiake, deri në shlyerjen e plotë të këtyre detyrimeve. Shërbimet që pezullohen nga Bashkia për zbatimin e kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit Bashkiak.
Po ashtu përpos mungesë së shërbimeve në bashki, qytetarëve nuk do t’u ofrohen shërbime nga institucionet qendrore Agjencia Shtetërore e Kadastrës; Agjencia e Zhvillimit të Territorit; Qendra Kombëtare e Biznesit; Drejtoria e Shërbimeve Publike të Transportit Rrugor.
Nuk pezullohen vetëm shërbimet që kanë të bëjnë me dhënien e informacionit zyrtar, si dhe lëshimin e kopjeve të dokumenteve ose të vërtetimeve.
Për të përfituar shërbimet, debitorët duhet të paraqesin pranë institucionit përkatës ose drejtorisë përkatëse në bashki, një vërtetim të lëshuar nga struktura përgjegjëse për taksën mbi pasurinë e paluajtshme në Bashki, që dëshmon shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore të papaguara.
Nëse shërbimi i kërkuar lidhet me pasuri të paluajtshme të caktuara që debitori ka në pronësi, posedon, përdor ose po zhvillon, është i mjaftueshëm vërtetimi që dëshmon shlyerjen e detyrimeve tatimore të papaguara vetëm për ato pasuri. Për të gjitha shërbimet e tjera që nuk lidhen me pasuri të caktuara, është e nevojshme paraqitja e një vërtetimi që dëshmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve tatimore të papaguara që ka debitori.
Zbatimi i taksës së re të bazuar në vlerën e tregut, do të realizohet në dy faza, fillimisht për ndërtesat dhe më pas për tokën. Zbatimi do të fillojë në 2029, për njësitë e ndërtesave dhe në 2031, për parcelat.
Investim 576 mld USD në çipin e IA - Presidenti i Koresë së Jugut zbulon projektet
Koreja e Jugut lançoi të hënën mega-projekte gjithëpërfshirëse të çipave dhe inteligjencës artificiale, ndërsa Presidenti Lee Jae Myung u zotua të çimentojë......
Irani dhe SHBA bien dakord të ndalojnë sulmet - Bisedimet do të rifillojnë të martën në Katar
Irani dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të ndalojnë sulmet e fundit reciproke në Gjirin Persik dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e......
Taksa në BE ndaj Shein dhe Temu - Zyrtarët: Mallra të shtrenjta, konkurrencë më e drejtë për bizneset evropiane
Deri më tani, mallrat me vlerë nën 150 euro mund të hynin në bllok pa paguar detyrime doganore sipas të ashtuquajturit përjashtim “de minimis”. Platformat......
Fermerë, artizanë dhe biznese të vogla, drejt tregut europian - Projektligj për partneritete biznesi mes Shqipërisë dhe BE-së
Fermerë, artizanë, biznese të vogla dhe ndërmarrje shqiptare do të mund të bashkojnë kapitalet dhe aktivitetin e tyre me partnerë nga vendet e Bashkimit......
Ajri i kondicionuar nga panelet diellore - Eliminon çlirimin e dioksidit të karbonit
Temperaturat e larta kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit këtë javë, duke rezultuar në çrregullime dhe dhjetëra viktima. Një analizë e re nga......
Shqipëria firmos memorandum me ENI-n për rezervat strategjike të naftës dhe gazit
Qeveria shqiptare ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë italiane të energjisë ENI, me synimin për të rritur sigurinë energjetike dhe për të......
Kabllot e internetit do të kalojnë nën tokë, Rama paralajmëron “Rilindjen Urbane 2.0”
Qeveria ka prezantuar një nismë për sistemimin e rrjeteve të komunikimit elektronik në qytete, e cila parashikon kalimin gradual të kabllove të internetit......
Rama në Gdansk: Rindërtimi i Ukrainës dhe zgjerimi i BE-së janë pjesë e së njëjtës strategji
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, të zhvilluar në Gdansk të Polonisë, ku në fokus ishin mbështetja për Kievin dhe......



