Manolo Blahnik “pushton” Kinën – Marka e njohur e këpucëve fitoi betejën ligjore 22 vjeçare

Manolo Blahnik, marka e famshme e këpucëve që u bë dhe më e njohur falë personazhit të Carrie Bradshau në “Sex and the City”, ka fituar dhe do të hyjë në tregun e Kinës në përfundim të një beteje ligjore që zgjati 22 vjet.
Gjykata e lartë kineze i dha të drejtë Blahnik në përplasjen për sa i përket pronësisë së markës. Një vendim që hap dyert e Kinës për këpucët e famshme.
Marka e njohur nuk ka qenë në gjendje të shesë në Kinë që nga viti 1999, kur një prodhues vendas përvetësoi emrin e saj duke e përjashtuar kompaninë nga suksesi që transformoi Kinën në një nga tregjet më të mëdha për produktet luksoze.
Fitorja në gjyq do i mundësojë markës Manolo Blahnik, që ka marrë emrin e themeluesit spanjoll dhe drejtorit krijues 79 vjecar, që të jetë pjesë e të ardhmes dinamike të tregut kinez.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.