Marrëveshja Rusi–Ukrainë për grurin: Do të niset nga tre porte dhe Turqia do të jetë vendi garant!

Është arritur marrëveshja për eksportimin e grurit ukrainas: rusët dhe ukrainasit firmosin në Ankara, pas negociatash intensive disa javore me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe pas shkëmbimit të përsëritur të akuzave për përgjegjësinë dhe kontrollin e minave në ujërat e Detit të Zi.
Përmbajtja e këtij plani nuk është komunikuar zyrtarisht por një anëtar i delegacionit ukrainas konfirmoi për mediat se eksporti i grurit duhet të rinisë nga tre porte ukrainase ai i Odesës, Pivdenisë dhe Chornomorsk, që janë nën kontrollin e Ukrainës.
Burime të tjera shpjeguan se anijet do të shoqërohen nga mjete detare ukrainase. Gjithashtu duhet të jetë në fuqi një armëpushim lokal dhe do të bëhet një pastrim i pjesshëm i minave për të hapur korridoret. Do të jetë marina turke ajo që do të inspekrojë anijet që hyjnë në portet ukrainase për të marrë grurin. Ndërsa Kombet e Bashkuara do të krijojnë një qendër kontrolli në Stamboll për të verifikuar kërcënimet ndaj lundrimeve.
Marrëveshja përfshin dhe zhbllokimin e eksporteve ushqimore ruse. Marrëveshja është përshëndetur nga Shtetet e Bahskuara të Amerikës të cilat gjithësesi bën apel për kujdes për faktin se Rusia e ka kthyer cështjen ushqimore në një armë të konfliktit. Rusia akuzohet se ka shkatërruar strukturat agrare ukrainase dhe ka ndaluar miliona ton grurë që të dërgohen aty ku ka më shumë nevojë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.