Marrëveshjet e ndaluara, Denar Biba: Do të hetojmë tenderat publikë – Në vitin 2024 pritet të ketë një amendim në Ligjin për Konkurencën
Autoriteti i Konkurencës kërkon të zgjerojë fushën e vet të veprimit duke marrë përsipër edhe hetimin e marrëveshjeve të ndaluara në garat për tenderat publikë. Kryetari i Autoritet të Konkurencës Denar Biba tha në emisionin Ekopuls me gazetari Fatos Çoçoli tha se ka ardhur koha që vitin e ardhshëm të amendohet ligji i konkurencës.
Për kreun e autoritetit duket se hetimi në këtë fushë nuk do të jetë aq i vështirë sa në rastin e marrëveshjeve të tjera të ndaluara.
Amendimi i ligjit ndjek edhe rekomandimet e integrimit europian, vende ku kjo praktikë zbatohet prej disa vitesh. Madje në kuadër të procesit përafrues me BE, zoti Biba ka një rekomandim edhe për bizneset e mëdha.
Autoriteti i Konkurencës deri më tani ka kryer disa hetime të rëndësishme në sektorë të ndryshëm të biznesit, duke vënë gjoba dhe dhënë rekomandime që kanë sjellë përfitime për konsumatorët.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.