Mbështetje nga IPARD për mekanikën bujqësore – Krifca: Rishikimi i programit të BE për prodhimin dhe magazinimin e drithrave

Problemet globale të furnizimit me drithra, si pasojë e luftës në Ukrainë, kanë sjellë në qendër të vëmendjes shtimin e prodhimit të grurit dhe misrit.
Sipas ministres së Bujqësisë Frida Krifca, krahas mbështetjes me 30 mijë lekë për Ha për mbjelljet e reja të grurit dhe shtimit me 500 milionë lekë për naftë për fermerët, janë propozuar ndryshime pranë Komisionit Europian që mekanika bujqësore dhe infrastruktura e grumbullimit për misrin dhe grurin të përfshihet në investimet IPARD, ashtu si përfitojnë sot kulturat e tjera.
Gjatë takimit me fermerët e Dropullit në Gjirokastër, ministrja tha se pavarësisht sfidave që po kalon bujqësia, kemi një prodhim të mbarë të misrit këtë vit, po ashtu si u regjistrua dhe prodhimi i grurit. Ministrja ritheksoi dhe ecurinë pozitive të shpërndarjes së naftës, që u shtua dhe me 500 milonë lekë të tjera për fermerët dhe që mbulon të gjjtha kulturat e prodhimit në vend.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.