Ministria e Jashtme: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë!
Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexei Zaitsev.
Zaitsev u tha gazetarëve se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia – një rrezik që zyrtarët perëndimorë e kanë diskutuar publikisht – nuk ishte i zbatueshëm për atë që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.
Drejtori i CIA-s, William Burns, tha më 14 prill se duke pasur parasysh pengesat që kishte pësuar Rusia në Ukrainë, “askush prej nesh nuk mund ta marrë lehtë kërcënimin e paraqitur nga një mjet i mundshëm ndaj armëve bërthamore taktike ose armëve bërthamore me rendiment të ulët”. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.