Nafta pa taksa për fermerët – Denaj: Afati i tërheqjes së sasive të miratuara shtyhet me 6 muaj
Fermerët, që kanë përfituar nga skema e naftës pa taksa do të kenë më tepër kohë në dispozicion për të tërhequr sasistë e miratuara”.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se qeveria miratoi shtyrjen e afatit me 6 muaj.
Ndërkaq, Denaj bëri me dije edhe ngritjen e Drejtorisë së Akuakulturës, që do të shërbejë në funksion të arritjes së objektivëve të vendosur për këtë sektor, deri në vitin 2023.
Ola Mitre /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.