Nafta tregtohet e qendrueshme – Zbehet frika për uljen e afërt të prodhimit nga OPEC+
Çmimet e naftës kanë lëvizur lehtë të mërkurën pasi tregu u përball me shqetësimet e furnizimit mes sanksionimit të dërgesave ruse dhe tronditjes fillestare të komenteve se prodhuesit kryesorë do të shkurtonin prodhimin.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për dërgesat e tetorit ranë 6 cent, 100.16 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 9 cent, në 93.83 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat u rritën pasi ministri i energjisë i Arabisë Saudite, udhëheqësi de fakto i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), deklaroi për mundësinë se grupi do të shkurtonte furnizimin për të balancuar një treg që ai e përshkroi si “skizofrenik”.
Me OPEC+ që tashmë hedh në treg rreth 2.8 milionë fuçi në ditë më pak se objektivi i tij mujor, llogaritja e uljes së prodhimit do të jetë më e ndërlikuar se zakonisht, thonë ekspertët. Uljet e mundshme të prodhimit nga OPEC dhe aleatët e tij, të njohur si OPEC+, mund të mos jenë të pashmangshme dhe ka të ngjarë të përkojnë me kthimin e Iranit në tregjet e naftës nëse ky vend arrin një marrëveshje bërthamore me Perëndimin.
Ndërkaq, çmimet e gazit në SHBA arritën mbi 10 dollarë për herë të parë në rreth 14 vjet për shkak të rritjes së çmimeve në Europë. Rezervat e papërpunuara të SHBA ranë me rreth 5.6 milionë fuçi për javën e mbyllur më 19 gusht, sipas Institutit Amerikan të Naftës.
Por inventarët e benzinës u rritën me rreth 268,000 fuçi, ndërsa rezervat e distilimit u rritën me rreth 1.1 milionë fuçi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.