Nafta tregtohet në rreth 88 dollarë – Goldman Sachs parashikon rënie të çmimeve në vitin 2023
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara gjatë tregtisë amerikane, një ditë më parë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 88 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi.
Rënia po ndikohet nga dollari i fortë por edhe nga shqetësimet që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë globale dhe ngadalësimin e kërkesës. Një dollar i fortë redukton kërkesën për naftë, pasi e bën më të shtrënjtë për zotëruesit e monedhave të tjera.
Ndër zhvillimet e tjera, banka Goldman Sachs uli parashikimin për çmimet e naftës për vitin 2023, për shkak të pritshmërive për ngadalësimin e kërkesës dhe forcimit të dollarit amerikan.
Gjatë sesionit amerikan, çmimet janë mbështetur nga uragani Ian, që goditi Gjirin e Meksikës, me një forcë të kategorisë 4. kjo detyroi kompanitë e naftës të mbyllin platformat e tyre në det, duke shkaktuar një mungesë në treg prej rreth 190 mijë fuçi në ditë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.