Ndryshon ‘moti’ në tregun valutor – Rikuperojnë monedhat e huaja përballë Lekut!

Monedha europiane sikurse edhe valutat e tjera janë ‘zgjuar’ sot në ‘jeshile’ duke rikuperuar pikë në raport me fillimin e kësaj jave teksa është blerë sot konkretisht me 116.3 lekë dhe është shitur me 116.9 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e kësaj të mërkure pasi blihet sot me 113.5 lekë dhe shitet me 114.5 lekë në raport me ditën e martë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka pasur edhe ai një rritje të kuotës përballë Lekut teksa është blerë këtë të mërkurë me 136 lekë dhe është shitur me 137.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo një rritje të kuotës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 117.1 lekë dhe duke u shitur me 118.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.