Në Spanjë nuk ka kamarierë! – Sektori i hotelerisë në krizë, në pritje të turistëve
Pas dy vitesh të ndikuara nga pandemia, Spanja përgatitet për verën e saj të parë pa kufizime. Gjithsesi, rimëkëmbja e shumëpritur e sektorit turistik duhet të përballet me një pengesë të fundit, duke marrë parasysh vështirësitë në gjetjen e kamarierëve. Presidenti is shoqatës së hotelerisë në Madrid shprehet se parashikimet flasin për një turizëm në rritje e kështu që duhet më shumë personel. Por në tregun e punës nuk ka profesionistë të kualifikuar për të punuar në kuzhinë apo për të shërbyer në tavolina.
Aktualisht, sektori i hotelerisë ka nevojë për 50 mijë të punësuar më shumë për të përmbushur kërkesat por mungesa e forcës punëtore prej të gjithë sektorët e ekonomisë.
Spanja ka një nga nivelet e papunësisë më të larta në Bashkimin Europian: 3 milion spanjollë janë të papunë dhe pavarësisht kësaj nuk iu përgjigjen ofertave për punë.
Sipas analistëve, pjesa më e madhe e spanjollëve kërkojnë një punë që t’i përshtatet stilit të tyre të jetesës dhe jo e kundërta. Në Spanjë 165 mijë të punësuar në sektorin e hotelerisë përfitojnë asistencë për papunësinë dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk i konsiderojnë shumë interesante ofertat për punë. Ndërsa pjesa tjetër deklaron se duan të punësohen në një sektor tjetër.
Vitet e ardhshm ekonomia spanjolle duhet të krijojë 700 mijë vende të reja pune, por që sipas parashikimeve do të vijojnë të mbeten bosh.
Miliona të punësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës braktisën vendet e punës pas pandemisë duke krijuar fenomenin e njohur si “dorëheqja e madhe” – praktikisht do të thotë se njerëzit janë në kërkim të një pune më domethënëse dhe më të mirëpaguar. Një fenomen që aktualisht po ndodh dhe në Spanjë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.