Ngadalësohet rritja e çmimeve në SHBA – Në korrik çmimet e mallrave të konsumit janë rritur vetëm me 0.3%

Çmimet që konsumatorët paguajnë për një sërë mallrash dhe shërbimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rritën me 8.5% në korrik në krahasim me të njëjtin muaj një vit më parë, por me një ritëm të ngadalësuar nga muaji i kaluar kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të benzinës.
Në baza mujore, çmimet ishin të qëndrueshme pasi çmimet e energjisë ranë gjerësisht me 4.6% dhe benzina ra me 7.7%. Kjo kompensoi një fitim mujor prej 1.1% në çmimet e ushqimeve dhe një rritje prej 0.5% në kostot e strehimit.
Edhe me shifrat më të ulëta se sa pritej, presionet inflacioniste mbetën të forta.
Zgjerimi në indeksin e ushqimit çoi rritjen 12-mujore në 10.9%, ritmi më i shpejtë që nga maji 1979. Gjalpi është rritur 26.4%, vezët me 38% dhe kafeja është rritur më shumë se 20%.
Pavarësisht rënies mujore të indeksit të energjisë, çmimet e energjisë elektrike u rritën me 1.6% dhe me 15.2% nga një vit më parë. Indeksi i energjisë u rrit 32.9% nga një vit më parë.
Çmimet e automjeteve të përdorura shënuan një rënie mujore prej 0.4%, ndërsa çmimet e veshjeve ranë gjithashtu, duke u lehtësuar me 0.1%; shërbimet e transportit u ulën me 0.5% pasi tarifat e linjave ajrore ranë 1.8% për muajin korrik dhe 7.8% nga një vit më parë.
Raporti përkthehet në një lajm të mirë për punëtorët, të cilët panë një rritje mujore prej 0.5% në pagat reale. Fitimet mesatare për orë, të rregulluara për shkak të inflacionit shënojnë ende rënie me 3% nga një vit më parë.
Shifrat tregojnë se presionet inflacioniste po lehtësohen disi, por mbeten ende pranë niveleve më të larta që nga fillimi i viteve 1980.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.