Pasuritë online, ILDKPKI: Nuk fshihen dosjet në vite – Bashari: Nëse ka mospërputhje mes deklaratës elektronike, nëpunësi hetohet
Gjatë raportimit vjetor në Kuvend, Kreu i ILDKPKI Evgjeni Bashari ka sqaruar një paqartësi lidhur me sistemin e ri elektronike të deklarimit të pasurive të zyrtarëve.
Ajo sqaroi se çdo deklaratë e mëparshme do të ruhet në arkivat e Inspektoriatit, ndërkohë që çdo mospërputhje mes deklaratave do të jetë subject hetimi.
Bashari raportoi të mërkurën në Kuvend për aktivitetin e Inspektoriatit gjatë vitit 2021, duke bërë me dije se janë dërguar për ndjekje penale 16 zyrtarë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.