Përgjysmohen pakot postare ekspres nga jashtë – Volumi ka rënë me 51% gjatë 2022!
Largimi i Pandemisë Covid-19 gjatë muajve të verës ka sjellë përgjysmimin e menjehershëm të pakove ekspres nga jashtë kufijve e anasjelltas. Sipas të dhënave zyrtare të AKEP, nga më shumë se 5 mijë pako ekspres të dërguar gjatë tremujorit të dytë 2021, volumi ka rënë me 51% gjatë kësaj vere, kur u dërguan vetëm 2,435 pako përmes shërbimit ekspres ndërkombëtar.
Rënia është thuasje e njëjtë krahasuar edhe me tremujorin e parë të këtij viti, kur numri i pakove të dërguara përmes shërbimit ekspres ndërkombëtar ishte 4,992. Rënie ky shërbim ka shënuar edhe në dërgesat brenda vendit, por në masë më të ulët. Nga 168,882 pako në verën e vitit 2021, janë regjistruar në tremujorin e dytë të këtij viti 140,469, me rënie prej rreth 17%.
Sa i përket shërbimeve postare në tërësi, Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022 rezultojnë 7,248,503 objekte postare të pranuara dhe të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e tjerë, në rritje me vitet e shkuara. AKEP raporton rritje të volumit të shërbimeve T2_2022 krahasuar me T1_2022, si për Postën Shqiptare ashtu edhe për ofruesit e shërbimeve postare, gjithashtu kemi një rënie të totalit të objekteve postare krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Po ashtu, shikohet një rritje të totalit të zërit shërbim universal postar, në T2_2022 krahasuar me T1_2022, si edhe kemi një rritje të këtij zëri krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Subjektet e pajisur nga AKEP me “Autorizim të Përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve postare” janë aktualisht 39, ku peshën dominiese e zë Posta Shqiptare sh.a.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.