Posta e Tiranës drejt transferimit/ Projekti: Rikonstruksione në 20 filiale. Krijohen dhoma për paratë e postën sekrete!
Posta e Tiranës pritet të transferohet e t’i ofrojë shërbimet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave në Tiranë. Projekti vjen si pjesë e një serie transformimet të planifikuara, që kë thelb prekin së paku 20 filiale të postës në mbarë Shqipërinë.
Për këtë qëllim, Posta Shqiptare ka hapur një tender me fond limit 2 milionë lekë që ka në fokus hartimin e projekteve të zyrave postare.
Transferimi i postës së Tiranës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të bëhet pas rikonceptimit të zyrave të kësaj të fundit, me qëllim që të akomodohen punonjësit shtesë.
Projekti i projekteve të zyrave të postave parashikon ndërhyrjen në strukturat e rreth 20 filialeve postare në mbarë vendin, për ndërtimin e dhomave të sigurisë së vlerave monetare dhe postës sekrete.
Pjesë e rikonstruksionit do të bëhen zyra postare numër 5 në Tiranë, drejtoria e shpërndarësisë, zyra postare qendër në Durrës, dhe një serë postash në tjera në qytetet kryesorë të Shqipërisë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.