Presidenti kinez denoncon abuzimin me sanksionet – Vendet BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut
Presidenti kinez Xi Jinping kritikoi atë që e cilësoi si një abuzim të sanksioneve ndërkombëtare duke ftuar Rusinë, Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut që të mbajnë përgjegjësitë përkatëse në botë.
Në takimin e vendeve të BRICS në Pekin, Xi u shpreh se ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e të ardhmes së njerëzimit. Kjo për sa i përket tregjeve të rejave dhe vendeve në zhvillim. Për këtë arsye vendet e BRICS duhet të marrin secili përgjegjësitë përkatëse sipas presidentit kinez.
Ai shtoi se është përforcuar uniteti dhe koordinimi, pasi duhet braktisur mentaliteti i Luftës së Ftohtë dhe përplasja mes blloqeve. Por gjithashtu duhet të kundërshtohen sanksionet e njëanshme dhe abuzimi me sanksionet. Xi tha se rimëkëmbja ekonomike globale mbetet një proces jo i lehtë ndërsa paqja dhe siguria janë kthyer në probleme më të mëdha.
Vendet BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.
Rusia është e gatshme të zhvillojë më tej bashkëpunimin shumëpalësh me Brazilin, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut si dhe të promovojë rolin global të vendeve të BRICS. Deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin i cili u lidh me anë të një telefonate vide. Putin shtoi se liderët e vendeve BRICS mund të promovojnë stabilitetin global.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.