Prezantohen projektet për Divjakën – Rama: Projekt-pilot për zhvillim lokal të integruar
Kryeministri Edi Rama dhe Deputeti Erion Braçe, zhvilluan një takim në Divjakë ku bashkëbiseduan rreth projekteve për të avancuar zhvillimi i kësaj zone e cila është me potencial në buqësi, tuizëm dhe ekonomi.
Kryebashkikaku i Divjakës Josif Gorrea, prezantoi para kryeministrit projekte në lidhje me situatën në të cilën ndodhen e deri ku duan të arrijnë.
Pas prezantimit të kryebashkiakut të Divjakës, kryeministri Rama theksoi se Divjaka do të shërbejë si një model për t’u ndjekur nga bashki të tjera të Shqipërisë.
“Ideja që ne përpunuam me Erionin është që në Bashkinë e Divjakës duke qenë se ka shumë potencial, jashtëzakonisht shumë dhe duke qenë se në një farë mënyre janë bërë shumë gjera, tani duhet bërë një lidhje zinxhir I të gjithave bashkë për të nxjerrë një nivel tjetër njësinë qeverisëse dhe vetë zonën e qeverisur, të bëjmë një projekt-pilot, një projekt-pilot të një zhvillimi local të integruar që do të thotë të futemi bashkarisht, qeveria, Fondi I Zhvillimit…”, u shpreh Rama.
Diamila Leka / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.