Probleme higjienike nëpër pishina – Italia mbyll 10 parqe ujore në të gjithë vendin!

Është kulmi i sezonit turistik veror në Itali dhe në këtë periudhë të vitit parqet ujore të vendit duhet të jenë plot me pushues që përpiqen të qëndrojnë të freskët në temperaturat në rritje.
Por autoritetet kanë hequr prizën në dhjetë parqe të njohura ujore, pasi gjetën “sasi të mëdha” bakteresh fekale në pishina.
Pikërisht kur mendohej se ishte e sigurt të pushohej në parqe ujore, policia kreu teste në 288 vende në të gjithë vendin dhe identifikoi probleme me pothuajse një të tretën e tyre: duke përfshirë çështjet e shëndetit, higjienës dhe sigurisë.
Dhjetë parqe u mbyllën plotësisht, kryesisht në Italinë jugore dhe qendrore.
Risqe “të rrezikshme” për shëndetin u gjetën në parqet ujore në Messina, Viterbo dhe Latina; ndërsa parqet në Napoli, Bari dhe Reggio Calabria nuk kishin as lejet ligjore të nevojshme për të funksionuar.
Tre lokacione të tjera nuk plotësonin kërkesat ligjore dhe infrastrukturore për të qëndruar të hapur.
Policia sekuestroi gjithashtu më shumë se 250 kg ushqime që ose kishin skaduar ose nuk kishin gjurmueshmëri. Autoritetet kryen 108 gjoba në vlerë prej më shumë se 40,000 euro. Ansa
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.