Probleme me përdorimin e Google – Motori i kërkimit për disa orë nuk punoi. U prekën të paktën 1338 serverë

Motori popullor i kërkimit i Google përjetoi probleme globale të hënën në mbrëmje dhe në orët e para të së martës, pasi shumë njerëz raportuan se nuk ishin në gjendje ta përdorin atë, sipas platformës online Doëndetector, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit. Përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me shërbimet e tjera të Google, si Gmail, Google Maps dhe imazhet e Google, të cilat varen nga funksionimi i motorit të kërkimit.
Kompania e monitorimit të rrjetit ThousandEyes Inc raportoi, se problemet e Google kishin prekur të paktën 1338 serverë në të gjithë botën në më shumë se 40 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Afrikën e Jugut, Kenia, Izrael, Europë, Kinë, Japoni etj.
Përdoruesit që përpiqeshin të përdornin motorin e kërkimit po merrnin një mesazh gabimi 502 ose 500 dhe iu tha të provonin përsëri më vonë. Disa shkruan në Tëitter për të shprehur pakënaqësinë e tyre ose për motorë kërkimi alternative si Bing.
Google nuk komentoi për shkakun e problemeve teknike. Edhe pse kompania nuk jep shifra për “trafikun” në motorin e saj të kërkimit, besohet se është faqja e internetit më e përdorur në botë, me mbi 80 miliardë klikime në vit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.