Pse po zhvillohen tani takimet me pensionistët? – Rama: Ndryshe nga bizneset, kjo kategori nuk përfiton në këtë periudhë
Diamila Leka/ Scan
Qyteti i Durrësit, ishte ndalesa e radhës në takimin me pensionistët sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi Gonxhja. Kryefjalë e këtij takimi, sikundër edhe e takimeve të tjera, ishte skema e pensioneve. Por pse është koha tani për të bërë takime të tilla?
“Është koha për ta bërë këtë diskutim se është koha në kushtet kur ekonomia, jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme. Dhe faktikisht të gjitha kategoritë e tjera nga kjo rritje jo vetëm kanë përfituar, dhe po përfitojnë. Po përfitojnë në formën e rritjes së pagës, po përfitojnë në formën e rritjes së volumit të biznesit, po përfitojnë në formën e rritjes së të ardhurave. E vetmja kategori që nuk ka përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo rritje është kategoria e pensionistëve”
Midis tjerave, kryeministri arsyetoi para pensionistëve se pse këto takime po zhvillohen pas 10 vitesh
“Sepse rritja e pensioneve nuk është si rritjae pagave. Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Secili prej jush merr nga fondi që krijohet nga kontributi i atyre që janë në punë.”
Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, theksoi se efektet financiare të reformës së vitit 2014 po ndihen tani. Ndërsa përmendi dhe sifdat që po përballet qeveria për rritjen e pensioneve.
“Efektet e kësaj reforme dhanë rezultat dhe patëm një rritje të pensionit mesatar mbi 19 mijë lekë, që është një vlerë e cila është mbi minimumin jetik. Sifda jonë e dytë që duhet të merremi është një treg pune që na ofron thuajse pak mbi një pagë për një pensionist. Dhe ky është një nga raportet më të vështira për të patur në një skemë pensionesh për të përballuar pagesat.”
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.