Realizimi i projekteve të BE, në dyshim – Shkak është inflacioni dhe kriza e furnizimit me energji

Kriza për furnizimin me energji dhe inflacioni në rritje po rrezikojnë realizmin e projekteve të financuara pjesërish nga Ndihma për Rimëkëmbjen dhe Rezistencën të Bashkimit Europian. Paralajmërimi vjen nga një raport i Bankës së Amerikës.
Kushtet ekzistuese makroekonomike komplikojnë dhe më shumë situatën: kriza energjetike, presionet e vazhdueshme inflacioniste, pushtimi i Ukrainës nga Rusia, të gjitha kontribuojnë në një ngadalësim të pritshëm ekonomik në gjysmën e dytë të 2022-shit dhe me gjasë edhe më tej.
Punimet për infrastrukturën dhe investimet e financuara u planifikuan kur çmimet dhe pengesat e furnizimit ishin shumë të ndryshme, Sipas Bankës së Amerikës. Rritja e kostos së punimeve publike dhe vonesat në furnizim mund të pengojnë zbatimin e investimeve.
Raporti i Bankës së Amerikës përqendrohet tek transporti dhe ndërtimi, sektore që do të përfitojnë përkatësisht 18% dhe 8% të fondeve. Kostot më të larta mund të kërcënojnë këto projekte.
Shumë sektorë që presin rritje përmes projekteve të financuara janë shumë të ekspozuar ndaj zhvillimeve të sektorit të energjisë. Racionalizimi i gazit natyror dimrin e ardhshëm, tashmë një mundësi shumë reale, është kërcënimi kryesor për perspektivat e eurozonës. Disa nga sektorët që kanë prioritet në planet kombëtare janë veçanërisht të varur nga energjia dhe rrjedhimisht nga ndërprerjet e furnizimit. Kjo mund të bëjë problematik përthithjen e fondeve të BE-së. Banka e Amerikës shton se rrethanat aktuale ekonomike e bëjnë shumë të vështirë tërheqjen e fondeve private.
Planet e rimëkëmbjes së shteteve anëtare ndryshojnë ndjeshëm për sa i përket rëndësisë së financimit të drejtpërdrejtë shtetëror ose transfertave kapitale. Gjermania, Greqia dhe Spanja, për shembull, vënë theksin më të madh në lehtësimin dhe mbështetjen e shtetit për investimet private sesa në shpenzimet kapitale shtetërore.
Ndërsa pjesëmarrja e sektorit privat mund të hapë ‘oreksin’ për më shumë investime private nëpërmjet kredive me kushte të favorshme.
Një sondazh i fundit i Bankës Qendrore Europiane për kreditë që lidhen me shpenzimet kapitale zbuloi se kërkesa ishte veçanërisht ‘anemike’ në tremujorin e fundit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.