Rënie e përgjithshme e valutave kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan ka pësuar një zhvlerësim të lehtë të kuotës këtë mëngjes teksa blihet sot me 112.2 lekë dhe shitet me 113 lekë në raport me ditën e martë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka pësuar gjithashtu një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 120.3 lekë dhe është shitur me 120.9 lekë.
Paundi britanik ka pasur edhe ai një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me Lekun pasi blihet këtë të mërkurë me 140.6 lekë dhe shitet me 141.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim këtë mëngjes pasi edhe ajo është dobësuar mëngjesin e sotëm duke u blerë me 116.4 lekë dhe duke u shitur me 117.3 lekë në raport me një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.