Republikanët amerikanë: Nuk duam mish laboratori! – Shtohet presioni për të ndaluar përdorimin
Që nga fillimi i këtij viti, republikanët në të paktën shtatë shtete federale kanë prezantuar një projektligj që ndalon shitjen, ose shpërndarjen e mishit të prodhuar në laborator, një formë e proteinës ushqimore e rritur nga qelizat shtazore.
Produkti i parë i tillë, pula e kultivuar, mori miratimin federal vitin e kaluar si i sigurt për konsum njerëzor. Pula e rritur në laborator është aktualisht në dispozicion në një restorant me pesë yje Michelin në San Francisko dhe një restorant në Uashington.
Mishi i prodhuar në laborator është bërë një çështje politike. Disa figura konservatore, si guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, përdorin mishin e fermës për të sulmuar axhendën politike të liberalëve. Të tjerë e kanë lidhur atë me shqetësimet rreth vaksinave. Legjislativi i Floridës i dërgoi DeSantis një projekt-ligj në mars që do të ndalonte shitjen e mishit të rritur në laborator. Zëdhënësja e guvernatorit nuk pranoi të komentonte nëse ai do të nënshkruante projektligjin.
Legjislacioni federal amerikan pason Italinë, e cila ndaloi me ligj prodhimin laboratorik vitin e kaluar me sugjerimin e qeverisë së krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni. Megjithatë, ky ligj mund të përballet me sfida ligjore brenda BE-së, pasi Italia nuk ka ndjekur procedurat e tregut të përbashkët europian.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.