Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin – ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale!
![](https://scantv.al/wp-content/uploads/2023/11/rruge-1-765x383.jpg)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas njoftimit temperaturat kanë qenë në rritje dhe grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastrimin e akseve.
ARRSH bën me dije se aktualisht qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Gjithashtu ARRSH bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.