“Rifuqizohet” dollari amerikan – Efektet e premtimeve të Rezervës Federalë për luftën ndaj inflacionit
Dollari amerikan shënon një rikthim këtë të mërkurë, një ditë pas humbjes së tij më të madhe ditore në më shumë se dy muaj. Kjo menjëherë pasi kreu i Rezervës Federale Jerome Powell u tregua shumë i prerë teksa tregoi mënyrat se si banka qendrore amerikane do të luftojë për të inflacionin në rritje. Powell premtoi se rritja e normave të interesit do të jetë aq e lartë deri sa të jetë e nevojshme, duke përfshirë rritjen mbi nivelin e neutralitetit, kjo për të vrarë një rritje të inflacionit që kërcënon themelin e ekonomisë.
Norma neutrale është niveli në të cilin aktiviteti ekonomik nuk është as i simuluar dhe as i kufizuar. Ekspertët shprehen se është një lëvizje e duhur për tregim fakti që Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit, ndoshta me një ritëm shumë të përshpejtuar, në mënyrë që të rifitojë besueshmërinë në frontin e inflacionit. I etiketuar si “skifteri federal” ky plan i rezervës federale ka bërë që atmosfera të jetë më optimiste në bursa e tregje.
Mëngjesin e së mërkurës indeksi i dollarit amerikan u rrit me 0.3% pra në 103.59. Euro ra 0.3%, duke përmbysur një rritje të mëparshme në nivelin më të lartë të një jave, një ditë pasi një nga anëtarët e Bankës Qendrore Europiane bëri të ditur se një rritje e normës bazë me 50 pikë në korrik do të ishte diçka e mundur nëse inflacioni zgjerohet. Por analistët vënë në dukje se pikëpamja e tij nuk pasqyronte domosdoshmërish këndvështrimin e shumicës në bordin e BQE.
Paundi ra me 0.7% ndërsa të dhënat tregojnë se inflacioni britanik u rrit 9% muajin e kaluar në normën e tij më të lartë vjetore që nga viti 1982, duke ushtruar presion mbi politikë bërësit për të ndihmuar familjet që përballen me një krizë të përkeqësuar të kostos së jetesës. Dollari australian ra 0.3% pasi rritja e pagave australiane u rrit me vetëm një fraksion tremujorin e kaluar, duke i bërë investitorët të zvogëlojnë pritshmëritë për rritje më të mëdha të normave të interesit.
Shifrat nga Byroja Australiane e Statistikave treguan se indeksi i çmimit të pagave u rrit 0.7% në javën e parë të marsit, duke mos arritur parashikimet për një rritje prej 0.8%. Jeni u rrit me 0.1% ndërsa tregjet e kriptomonedhave ishin mjaft të qeta pas kaosit të javës së kaluar.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.