Roboti që palos rroba – Elon Musk prezanton “Optimus”
Kompania Tesla, në pronësi të Elon Musk, po zhvillon një robot humanoid të quajtur Optimus. Musk ka publikuar një video, e cila tregon se si roboti palos rrobat.
Musk shpjegon se Optimus ende nuk mund ta palos një këmishë plotësisht i pavarur, por ai patjetër do të jetë në gjendje ta bëjë këtë në të ardhmen.
Kur roboti Optimus, u shfaq për herë të parë – ai nuk ishte në gjendje të bënte shumë.
Që atëherë, ai është përmirësuar shumë, kështu që tani ai ecën 30% më shpejt në krahasim me gjeneratën e mëparshme, pesha i është zvogëluar me 10 kg, ka rregulluar ndjeshëm ekuilibrin dhe kontrollin e trupit; mund të përdorë objektet më delikate dhe ka ndjeshmëri prekëse për gishtat.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.