“Rritja e borxhit, politikë e pashëndetshme” – Xhepa: Në një vit u zgjerua me 1,2 miliardë euro. E bën ekonominë më të brishtë!
Rritja e borxhit publik në vend nga ana e qeverisë si mekanizëm për të amortizuar goditjet në ekonomi, nuk konsiderohet si një politikë e shëndetshme.
Në një intervistë për SCAN, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thekson se niveli i lartë i huamarrjes e bën ekonominë më të brishtë.
Nga ana tjetër, duke qenë se më shumë se gjysma e stokut të borxhit total prej 11.5 miliardë euro është në valutë, pritet ndikim në koston e tij për shkak të ecurisë së inflacionit.
Ndërkohë që në harkun kohor të një viti, borxhi publik është rritur në 1.2 miliardë euro, eksperti Xhepa sugjeron se qeveria duhet të frenojë politikën e rritjes së borxhit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.